MIQËSORE
Gol dhe asist në miqësore, shkëlqen Zhegrova
27 June, 2019 @8:39
Shumë mirë ka filluar faza parasezonale për Edon Zhegrovën.
Anësori i Kosovës në miqësoren që Baseli e luajti ndaj skuadrës 1860 München, shënoi një gol dhe dhuroi një asistim, duke e ndihmuar skuadrën e tij që ta fitojë këtë miqësore me rezultat të thellë 5-1.
Përveç Zhegrovës, golin për Baselin e gjeti edhe i riu Tician Tushi, një nga shumë shqiptarët me pasaportë zvicrane në ligat e Zvicrës.