GJILANI
Golashënuesi Busic kthehet për derbin Drita-Gjilani
28 November, 2020 @20:08
Njëri ndër sulmuesit më të mirë të Gjilanit, që tashmë mungoi mbi 6 muaj për shkak të lëndimit, Tomislav Busic, do t’i rikthehet skuadrës në fushë, ka bërë të ditur ekipi i kuq nga qyteti në fjalë.
Derbi i famshëm gjilanas mes Dritës dhe Gjilanit zhvillohet nesër me fillim prej orës 13:30 në stadiumin e qytetit në Gjilan, ndërsa Busic, siç ka njoftuar skuadra - pritet të luajë.
“Për këtë ndeshje nga lëndimi, pas një kohe të gjatë rikthehet sulmuesi kroat Tomislav Busic, i cili ka lënë prapa lëndimin që e ka mbajtur disa muaj larg fushave të gjelbëra,” ka shkruar ndër të tjera në njoftim.
Drita kampione aktuale ka 27 pikë, ndërsa nënkampioni aktual Gjilani 23. Përballja e parë mes tyre këtë stinor ka përfunduar pa gola, 0-0.