Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZYRTARE

Golden Eagle Ylli zyrtarizon Erjon Kastratin

TOPSPORTI/ Arian Paçarizi

Golden Eagle Ylli zyrtarizon Erjon Kastratin


5 January, 2021 @22:29

Nuk vonoi shumë dhe Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar transferin e rëndësishëm për pjesën e dytë të stinorit në basketbollin kosovar.

Ashtu siç u tha edhe më herët sot, reprezentuesi i Kosovës, me tituj e kupa të fituara në Slloveni, Erjon Kastrati është anëtar i ri i skuadrës suharekase.

Në mes të dhjetorit 2020 Ylli zyrtarizoi edhe trajnerin Fatih Emre Gezer, pas largimit të Dragan Radovicit nga skuadra.

Ndërsa me të ardhur ndërrimi i motmoteve skuadra në fjalë ka njoftuar edhe me përforcime se Mitchell Wilbekin e Frenki Lilaj.

Tash me kontigjentin aktual të lojtarëve që ka Golden Eagle Ylli bëhet ndër pretendentët kryesorë për të arritur trofetë në basketbollin kosovar.

Kujtojmë Final 8 i Kupës së Kosovës zhvillohet në gjysmën e dytë të muajit shkurt, ndërsa stinori vazhdon si zakonisht deri në maj 2021.

“Erjon Kastrati është bashkuar me ne. Ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me lojtarin e përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Erkon Kastratin. Mirë se vjen Erjon,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi i skuadrës vjollceverdhë.

Me padurim pritet të shihet nëse Kastrati do të debutojë në përballjen e radhës, nesër, të Yllit ndaj Pejës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga