Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEUTA - GRANADA

Granada e papërballueshme për Teutën, kualifikohet lehtësisht

Granada e papërballueshme për Teutën, kualifikohet lehtësisht


17 September, 2020 @18:36

Pa ndonjë befasi, Granada spanjolle sot ka arritur ta mposhtë Teutën nga Durrësi, për ta arritur kështu fazën tjetër kualifikuese drejt grupeve të Europa Leagues.

Duke qenë favorite absolute për fitore, Granada sot triumfoi 0-4 (Soldado 5’, Kenedy 10’, Herrera 31’ 46’) në ndeshjen e luajtur në “Niko Dovana” të Durrësit dhe kështu lehtësisht kaloi në fazën tjetër.

Teuta, përkundër disfatës së thellë, ndeshjen e mbylli me 10 lojtarë në fushë, me Fabjan Beqjën që u përjashtua rreth 10 minuta para përfundimit të takimit.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore