ISTOGU
Granit Ademaj transferohet te Istogu
7 July, 2020 @10:53
Skuadra më aktive në Ligën e Parë, në kuadër të transferimeve, Istogu, ka arritur marrëveshje me mbrojtësin Granit Ademaj.
Ademaj ka nënshkruar kontratë një vjeçare me skuadrën e Istogut, derisa për herë të fundit ishte pjesë e Onixit.
Për Granitin nuk është hera e parë që do ta vesh fanellën e Istogut, kurse në lidhje me transferimin e tij ka thënë se është i lumtur dhe se duhet të punojnë me seriozitet për të qenë arrë e fortë për kundërshtarët në Ligën e Parë.
Istogu me 31 pikë ishte në pozitën e katërt në Ligën e Parë.