LIRIA 2-2 ONIX
Granit Arifaj mban Onixin me kryesuesit, Liria pa fitore
30 September, 2020 @21:49
Edhe pas dy xhirove të para, Liria e Prizrenit që po kërkon Superligën, ka mbetur pa fitore në Ligën e Parë A të Kosovës.
Futbollistët bardhezi nga Prizreni kanë qenë shumë afër fitores, por sulmuesi me përvojë i skuadrës mysafire Granit Arifaj ua mohoi atë, krejt në fund të ndeshjes për përfundimtaren Liria 2-2 Onix [Albin Berisha 8, Blendi Memaj 55 - Granit Arifaj 39, 90].
Onixi në anën tjetër gjithnjë shfrytëzonte ato raste të pakta që i kishin, derisa Arifaj shokoi bardhezinjtë në sekondat e fundit të ndeshjes për barazim.
Liria kishte disa raste për të ngritur epërsinë në 3-1 pas golit të dytë të saj, por nuk u konkretizua asnjëra prej tyre, që i kushtoi shumë në fund.
Derisa Liria e drejtuar nga Skender Shengyli mbetet pa fitore edhe pas 2 xhirove në Ligë të Parë A, Onixi mbahet me kryesuesit e ligës dhe me avantazh, pasi që të gjitha pikët i mori si mysafir.