Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MAQEDONIA - KOSOVA

Greenberg: Me fokus maksimal nesër

Brad Greenberg, selektor i Kosovës/ Foto: fiba.com

Greenberg: Me fokus maksimal nesër


11 August, 2017 @23:34

Selektori i Kosovës, Brad Greenberg, në përgatitjet e fundit të Kosovës para përballjes së tretë kualifikuese për Kupën e Botës, Kina 2019, ka thënë se do të fokusohen maksimalisht nesër në ndeshjen kundër Maqedonisë.

“Ne kemi arritur në Maqedoni sot herët në mëngjes dhe do të mbajmë një takim ekipor si dhe një stërvitje në mbrëmje. Ne e dimë se sa e rëndësishme është kjo ndeshje. Po ashtu ne e dimë se është një  ndeshje ‘mbijetese’ për Maqedoninë, andaj unë pres nga ata që dalin në fushë dhe të bëjnë më të mirën e tyre. Në anën tjetër ne duhet t’i mbijetojmë vullnetit të tyre dhe të luajmë fortë dhe me intensitet të lartë, ashtu siç bëmë në ndeshjen e parë kundër tyre në Prishtinë. Ne nuk ishim mjaft agresiv në Tallinn kundër Estonisë, dhe kjo nuk duhet të na ndodh në ndeshjen e së shtunës. Duelet e njëpasnjëshme janë shumë më të vështira pasi kërkojnë fokus maksimal. Unë e di se lojtarët e mi e kanë kuptuar sfidën që e kanë para tyre, andaj edhe besoj se do të japin më të mirën e tyre në fushë”.

SHIKO: Orarin e ndeshjeve dhe Tabelat

Maqedonia - Kosova zhvillohet nesër në Shkup të Maqedonisë dhe nis në ora 20:30.


 
Të gjitha lajmet nga Kina 2019