Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KONFERENCA

Grumbullim informues

BOROZANI/Erdis Driza

Grumbullim informues


31 August, 2015 @15:25

Përzgjedhësi Albert Bunjaki ka mbajtur konferencën për shtyp para grumbullimit të lojtarëve të Kosovës, që do të shfrytëzohen për të stërvitur lojën ofanzive, pasi që miqësorja me Burkina Fason dështoi. 

“Meqenëse nuk arritëm të kemi miqësore, shtabi teknik ka menduar që është mirë të bëj një grumbullim. Futbollistët kanë arritur në përjashtim të Mërgim Brahimi dhe Hekuran Kryeziu, që janë pranë përfundimit të bisedimeve për transferim, pasi që është fundi i afatit kalimtar,” ka thënë Bunjaki sot. 

Përndryshe ai ka bërë të ditur edhe planin e përfaqësueses për ditët në vijim. 

“Do të kemi ushtrime sot të ndara në dy pjesë. Ndërsa do të shfrytëzojmë edhe për lojën ofanzive. Më 2 shtator do të kemi një lojë të brendshme, pasi këtë na mundëson numri i madh i lojtarëve që kemi ftuar. Do të kemi edhe bisedime individuale me lojtarët, ndërsa do të shfrytëzojmë rastin që të bëjmë në mënyrë profesionale ngritjen e përfaqësueses,” ka shtuar ai. 


 
Të gjitha lajmet nga