Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ELBASAN GASHI

Gurbeti merr edhe një futbollist të Kosovës

FOTOT: FCBallkani/fb

Gurbeti merr edhe një futbollist të Kosovës


5 June, 2020 @14:27

Futbollisti i Ballkanit, Elbasan Gashi, i ka dhënë fund karrierës së tij në futboll për shkak se po merr rrugë për diasporë - për një jetë më të mirë.

Klubi i tij, Ballkani, që është lider i kampionatit dhe gjysmëfinalist i Kupës i ka dëshiruar suksese lojtarit duke shpresuar që edhe atje të bëj atë që e bën më së miri - futbollin.

Elbasan Gashi

“Mirupafshim Elbasan, porta e shtëpisë tënde te KF Ballkani gjithmonë do të jetë e hapur për ty. Shumë suksese në Itali,” ka qenë mesazhi i Ballkanit lëshuar sot.

Gashi 28 vjeç përveç Ballkanit ka luajtur më parë edhe për Lirinë e Hajvalinë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga