ZHVILLIME TE MILAN
Hapet rruga për Taren, largohet Leonardo
28 May, 2019 @16:59
Tashmë përfoljet për Igli Taren si drejtor sportiv i Milanit, mund të shpeshtohen edhe më, pasi që para pak çastesh përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se nga detyra e tij është larguar braziliani Leonardo.
Milan ka bërë të ditur se Leonardo ka ofruar dorëheqje nga posti i tij, dhe ekipi e ka pranuar atë. Leonardo kishte marrë detyrën e drejtorit sportiv të ekipit në korrik të vitit 2018.
Mediat kanë raportuar se drejtuesit e klubit nuk kanë qenë të kënaqur me pazaret e bëra nga Leonardo.
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, është emri që po përfolet si pasardhës i Leonardos te Milan, pas përvojës 10 vjeçare dhe bizneseve të mira të bëra për klubin nga shqiptari bjond.