Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA

Hapi i parë nga Prishtina

BOROZANI/ Erdis Driza

Hapi i parë nga Prishtina


5 May, 2013 @20:10

Në ndeshjen e cila ishte e barabartë në dy çerekët e parë, diferenca filloi të bëhet në çerekun e tretë me epërsinë e Sigal Prishtinës, ku më i dalluari me lojë ishte amerikani Akida McLain.

Skuadra e Sigkos Bashkimit në këtë pjesëlojë e humbi qendrën e saj, Mark Dawson, i cili u largua nga ndeshja me 5 gabime personale.

Në çerekun e katërt prizrenasit i mbau në këmbë kapiteni Valentin Spaqi, i cili shënoi 3 trepikësha, por loja më e qetë e prishtinasve solli edhe fitoren e parë të serisë gjysmëfinale.

Për Sigal Prishtinën në këtë ndeshje nuk u paraqit fare qendra Julian Terrell, i cili kishte pësuar lëndim gjatë ndeshjes finale të Kupës së Kosovës javën e kaluar.

Koshashënuesi më i mirë i ndeshjes ishte Akida McLain i Sigal Prishtinës me 28 pikë, kurse te Sigkos Bashkimi më i dalluar ishte Kejuan Johnson me 22 pikë.

Tabela e playoff-it.



Rezultati

Sigal Prishtina - Sigkos Bashkimi 76 - 67 Rezultati i serisë: 1-0


Koshashënuesit e Sigal Prishtinës

1 Akida McLain 28 pikë
2 Fahri Breca 18 pikë
3 Edmond Azemi 10 pikë
4 Fisnik Rugova 9 pikë
5 Granit Rugova 6 pikë
6 Hekuran Binxhija 2 pikë
7 Adnan Mustafa 2 pikë
8 Besnik Podvorica 1 pikë


Koshashënuesit e Sigkos Bashkimit

1 Kejuan Johnson 22 pikë
2 Valentin Spaqi 13 pikë
3 Mark Dawson 12 pikë
4 Muhamed Hasani 11 pikë
5 Mustafë Merovci 7 pikë
6 Rokas Uzas 1 pikë
7 Qëndrim Biraj 1 pikë

 
Të gjitha lajmet nga