Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINALJA BIBL

Hapoel Elion kampion i BIBL 2022/23

Foto: balkanleague.net

Hapoel Elion kampion i BIBL 2022/23


2 May, 2022 @19:38

Ekipi i Hapoel Elionit është shpallë kampion i BIBL për edicionin e 11 të kësaj lige. Ata në finale kanë fituar ndeshjen ndaj Maccabi Haifa me rezultat 86-70.

Dallimi është bërë në pjesë të parë të ndeshjes, ndërsa në pjesë të dytë gjithcka ka qenë e barabartë. Hapoel fitoi cerekun e parë 27-17, ndërsa të dytin 21-15, për të barazuar në cerekët tjerë 21-21, 17-17.

David Kennedy me 21 pikë e 8 kërcime ka qenë më efikasi te ekipi fitues, ndërsa Nimrod Levi me 16 të tjera ka qenë gjithashtu i dalluar, derisa ka fituar edhe titullin e MVP-së së finaleve.

Te trepikëshat, gjithashtu ka qenë dallimi ku Hapoel Elion shutoi 9/27, ndërsa Maccabi Haifa 2/23!

Kjo është hera e parë që Hapoel Elion fiton titullin e BIBL, ndërsa ka qenë kundërshtar i Prishtinës në Grupin C, duke e mposhtur në Pallatin e Rinisë nga ish-kampionët e Kosovës 74-68 për të fituar në Izrael 95-84.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League