NETS - MAGIC
Harden debuton me triple-double, Nets vazhdon me fitore
17 January, 2021 @9:21
Skuadra e Brooklyn Nets, e regjistroi fitoren e tretë rresht, duke e mposhtur Orlando Magicun me rezultat 122-115.
James Harden në ndeshjen e parë të tij me fanellën e Brooklynit, shkëlqeu me triple-double. Ai luajti me 32 pikë, 14 asistime e 12 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Kevin Durant me 42 pikë të tjera.
Te Orlando u dallua Nikola Vucevic me 34 pikë, 10 kërcime e 7 asistime.
Kjo ishte fitorja e tretë rresht për Nets, derisa ka bilanc prej 8 fitoreve e 6 humbjeve, kurse Orlando ka bilanc prej 6 fitoreve e 7 humbjeve.