Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MANCHESTER UNITED 5-0 LEIPZIG

Hattricku i parë i Rashfordit, United dërrmon Leipzigun

Hattricku i parë i Rashfordit, United dërrmon Leipzigun


29 October, 2020 @0:11

Paraqitje fantastike e Manchester Unitedit sonte në Ligë të Kampionëve, për të mposhtur gjermanët e fuqishëm të Leipzigut 5-0 [Greenwood 21, Rashford 74, 78, 90+1, Martial 87p] në Old Trafford.

Zëvendësuesi Marcus Rashford për 18min. lojë shënoi hattrickun e parë në karrierë si senior, ndërsa Ole Gunnar Solskjaer ka vlerësuar jashtëzakonisht skuadrën e tij sonte.

“Leipzig është skuadër shumë e fortë që luan duke bërë presing dhe me intensitet të lartë, por mendoj se ne kemi qenë të shkëlqyeshëm sonte. Shumë të fokusuar në lojë dhe rezultati ka qenë i pashmangshëm,” ka thënë Ole.

Kujtojmë s’ka shumë që Manchester United u dërrmua në Premier Ligë prej Tottenhamit 1-6! Por Solskjaeri e ka të qartë krejt situatën.

”Çdo ekip del në fushë për të luajtur futboll. Mendoj se do të jemi edhe më të mirë nëse fokusohemi te vetja dhe shiko çka arritëm sonte,” ka shtuar norvegjezi.

Me këtë fitore, Manchester United me 6 pikë kryeson Grupin H, para PSG dhe Leipzigut që kanë nga 3, ndërsa Basaksehir mbetet pa pikë në stinorin debutues në Ligë të Kampionëve.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League