CHELSEA

REUTERS/Philipp Brown
Hazard s’luan në finale
14 May, 2013 @23:32
Eden Hazard, mesfushori belg i Chelseat që erdhi në fillim të këtij stinori nga Lille, do të mungojë në ndeshjen më të rëndësishme të stinorit për të kaltërit e Londrës
“Hazardin nuk do ta kem në dispozicion, derisa për Terryn po presim edhe nesër dhe vendosim,” ka thënë trajneri i londinezëve, spanjolli Rafael Benitez në konferencën e sontme për shtyp para finales së Europa League, që Chelsea e luan kundër Benficës.
Benitez përveç tjerash ka thënë se nëse Chelsea e fiton Europa League nesër, ai do të largohej krenar nga klubi.