Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 2: CELTICS - HEAT

Heat përgjysmon rrugën e finales

Heat përgjysmon rrugën e finales


18 September, 2020 @8:45

Po vazhdon forma fenomenale e Miami Heatit.

Miami e mposhti Bostonin me rezultat 101-106 në ndeshjen e dytë finale të Konferencës Lindore dhe tashmë është dy fitore larg dy për finalen e madhe.

Bostoni gjatë ndeshjes e kishte një avantazh prej 17 pikëve, por nuk arriti ta mbajë epërsinë deri në fund të ndeshjes.

Slloveni Goran Dragic ishte më i miri te Miami me 25 pikë, derisa u dalluan edhe Bam Adebayo me 21 pikë e 10 kërcime dhe Duncan Robinson me 18 pikë.

Te Bostoni u dalluan Kemba Walker me 23 pikë, Jaylen Brown dhe Jayson Tatum me nga 21 pikë secili.

Miami aktualisht është skuadra më në formë në Play Off. Heat në 10 ndeshje kanë pësuar vetëm 1 herë, derisa janë në epërsi 2-0 në seri me Celtics.

Ndeshja e tretë e serisë do të luhet më 20 shtator.


 
Të gjitha lajmet nga NBA