Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREMIER LEAGUE

Hera e pestë e testimeve, një lojtar pozitiv në Premier League

Hera e pestë e testimeve, një lojtar pozitiv në Premier League


3 June, 2020 @18:09

Kur jemi dy javë larg rikthimit të Premier Leagues dhe stërvitjet grupore të ekipeve veçse kanë filluar, testet e lojtarëve dhe anëtarëve të tjerë të klubeve për koronavirus po vazhdojnë.

E në rrethin e pestë të testimeve, nga gjithsej 1197 testime, pozitiv ka dalë vetëm një lojtar.

Lojtari që rezultoi pozitiv në virus u raportua (zyrtarisht nga vetë skuadra) të jetë i Tottenhamit, ndërsa emri i tij nuk u bë i ditur, ashtu siç nuk u bënë të ditur as emrat e lojtarëve tjerë të Premier Leagues që më herët gjatë pandemisë kishin rezultuar pozitiv në koronavirus.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League