Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHËNOI REKORD TË STINORIT, FLET MALA

Heroi i ndeshjes Mala, ia dedikon fitoren…

Musab Mala me fanellë të Bashkimit. Pamje nga sezoni i kaluar/ TOPSPORTI/ A. Paçarizi

Heroi i ndeshjes Mala, ia dedikon fitoren…


31 January, 2021 @21:39

Basketbollisti mitrovicas i Bashkimit, Musab Mala, ka qenë i gëzuar me fitoren e arritur ndaj Rahovecit sonte.

Ai i ka vënë theks dëshirës së madhe të ekipit për fitore sonte, që u hapi rrugën atyre drejt fitores.

Musabi shkëlqeu sonte me 38 pikë të shënuara dhe shënoi rekordin e stinorit në Superligë dhe atë personal.

“Na ikën pak… Mendoj se ne besuam në vete dhe në ekip më shumë sot dhe e arritëm fitoren, dëshira jonë për fitore ishte më e madhe,” ka thënë fillimisht Musabi.

Trajneri i Bashkimit Illmen Bajra u diskualifikua pas reagimeve ndaj referëve. Ndërsa Musabi ka thënë se kjo gjë i motivoi ata.

“Ne i besuan njëri-tjetrit. Ai diskualifikim i trajnerit tonë na motivoi edhe më shumë për fitore,” ka shtuar ai.

Ndërsa ai nuk ka harruar t’ia dedikoj fitoren të gjithë prizrenasve.

“Fitoren ia dedikojmë të gjithë qytetarëve, natyrisht edhe arpaxhikëve që nuk janë në palestër për shkak të pandemisë si dhe Altinit që u lëndua,” ka thënë ai.

Bashkimi regjistroi fitoren e parë të stinorit ndaj Rahovecit sonte, pasi që në dy ndeshjet e para kishte humbur.

Me këtë fitore, ekipi i Bashkimit ka përmirësuar bilansin në 10-9 pas 19 xhirove të zhvilluara.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga