FIBA EUROPE CUP
Hidhet shorti për stinorin 2020/21 në Fiba Europe Cup
4 January, 2021 @16:54
Sot është hedhur shorti për stinorin e rregullt 2020/21 në Fiba Europe Cup.
Sivjet nuk ka asnjë skuadër kosovare, derisa Prishtina e kishte arritur TOP 16shen në këtë garë, që ishte historike për Kosovën.
Sivjet gjithashtu për herë të parë, ndeshjet e grupeve do të luhen në 5 shtete të ndryshe, derisa ende nuk janë caktuar se ku do të luhen ndeshjet e Grupit C.
Ndeshjet e Grupit A luhen në S-Hertogenbosch (Holandë) me ekipet: Belfius Mons-Hainaut, Iraklis, Egis Kormend, Unahotels Reggio Emilia.
Ndeshjet e Grupit B luhen në Samokov (Bullgari) me ekipet: Kyiv-Basket, Rilski Sportist, Kapfenberg Bulls, Prometey.
Ndeshjet e Grupit C nuk u caktuan se ku do të luhen ende, ndërsa ekipet e Grupit janë: Szolnoki Olajbanyasz, Sporting, Ironi Ness Ziona, BM Slam.
Ndeshjet e Grupit D luhen në Stamboll (Turqi) me ekipet: Oradea, CSU Sibiu, BC Balkan, Besiktas.
Ndeshjet e Grupit E luhen në Wloclawek (Poloni) me ekipet: Anwil, Fribourg Olympic, BC Dnipro, London Lions.
Ndeshjet e Grupit F luhen në S-Hertogenbosch (Holandë) me ekipet: Parma, Heroes den Bosch, Donar Groningen dhe BC Borisfen.