Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HEAD TO HEAD

Historia për historinë

Historia për historinë


10 June, 2016 @18:41

Shqipëria nga përballjet e mëparshme me Zvicrën, nuk ka arritur të shënojë asnjëherë fitore.

Në gjashtë ndeshjet sa janë zhvilluar deri më tani ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës, helvetikët kanë shënuar pesë fitore, derisa një ndeshje ka përfunduar me barazim.

Valdet Rama kundër Granit Xhakës në njërën nga ndeshjet e mëparshme Shqipëri-Zvicër


Ndeshja e parë është zhvilluar në vitin 1965 në kuadër të kualifikimeve për Botëror, ndërsa barazimi i vetëm i Shqipërisë ka ardhur në tetor të vitit 2002, në ndeshjen që kishte përfunduar me rezultat 1-1.

Në golaverazh Zvicra ka epërsi prej 7 golave (11-4), ndërsa Xherdan Shaqiri dhe lojtari i atëhershëm i Zvicrës, Jakub Kuhn, janë dy futbollistët e vetëm që kanë shënuar më shumë se një gol nga këto përballje.

Shaqiri gjithashtu është edhe futbollisti i vetëm nga ekipet aktuale të Shqipërisë dhe Zvicrës, që ka shënuar gol më parë në ndeshjet e ndërmjetme.

Mënyra e festimit të golit të Shaqirit në ndeshjen kundër Shqipërisë


Tani, në ndeshjen e parë historike të Shqipërisë në një Kampionat Europian, kuqezinjtë do ta kenë rastin të shkruajnë edhe një tjetër histori të re, në qoftëse e mposhtin Zvicrën.

Kjo ndeshje, e cila do të luhet për herë të parë në terren neutral, do të zhvillohet nesër (11 qershor) nga ora 15:00 në stadiumin e qytetit Lens të Francës.



Ndeshjet e mëparshme ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës

11.04.1965, Tiranë Shqipëria-Zvicra 0-2 Quentin 33'
Jakob Kuhn 90'
Kualifikimet për Botërorin 1966
02.05.1965, Gjenevë Zvicra-Shqipëria 1-0 Jakob Kuhn 10' Kualifikimet për Botërorin 1966
12.10.2002, Tiranë Shqipëria-Zvicra 1-1 Murat Yakin 37'
Edvin Murati 78'
Kualifikimet për EURO 2004
11.06.2003, Lancy Zvicra-Shqipëria 3-2 Bernt Haas 10'
Altin Lala 23'
Alex Frei 32'
Cabanas 71'
Ervin Skela 86'
Kualifikimet për EURO 2004
11.09.2012, Luzern Zvicra-Shqipëria 2-0 Gökhan Inler 22'
Xherdan Shaqiri 68'
Kualifikimet për Botërorin 2014
11.10.2013, Tiranë Shqipëria-Zvicra 1-2 Xherdan Shaqiri 48'
Michael Lang 78'
Hamdi Salihi 89'
Kualifikimet për Botërorin 2014
11.06.2016, Lens Shqipëria-Zvicra ?-? EURO 2016

 
Të gjitha lajmet nga