Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GAME 1: LAKERS - ROCKETS

Houston fillon me fitore, çereku i katërt vendimtar

FOTO / NBA

Houston fillon me fitore, çereku i katërt vendimtar


5 September, 2020 @9:10

Houston Rockets i nisi me fitore gjysmëfinalet e Konferencës Perëndimore, duke e mposhtur Los Angeles Lakersin në ndeshjen e parë të serisë me rezultat 97-112.

Dallimi në ndeshje u bë në çerekun e katërt, ku në 9 minutat e fundit Lakers shënoi vetëm 6 pikë, derisa këtë e shfrytëzoi Houstoni me yjet Harden e Westbrook për ta regjistruar fitoren e parë.

James Harden luajti me 36 pikë, kurse Russell Westbrook me 24 pikë, 9 kërcime e 6 asistime.

Te Lakers u veçuan Anthony Davis me 25 pikë e 14 kërcime dhe LeBron James me 20 pikë, 8 kërcime e 7 asistime.

Ndeshja e dytë e serisë do të luhet më 7 shtator.


 
Të gjitha lajmet nga NBA