Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BRIGHTON 1-0 TOTTENHAM

Humbja e dytë me radhë për Mourinhon

Foto: premierleague.com

Humbja e dytë me radhë për Mourinhon


31 January, 2021 @22:07

Pas humbjes nga Liverpooli tre ditë më parë si vendas, 1-3, Tottenham Hotspur është mposhtur edhe sonte nga ekipi që po lufton për mbijetesë në Premier Ligë, Brighton 1-0.

Golin e vetëm dhe të fitores për ekipin e Brightonit e ka shënuar Leandro Trossard në fillim të ndeshjes (17’).

Mungesa e Harry Kane-it për shkak të lëndimit, bëri që Jose Mourinho të angazhojë nga minuta e parë Gareth Bale-in e ardhur nga Real Madridi, por kjo nuk solli fryt.

TABELA AKTUALE

Londinezët pësuan për herë të dytë radhazi në elitë, ndërsa Brighton me fitore ka shtuar distancën nga treshja e rrezikuar për rënie, në 7 pikë.

Tottenham mbetet në pozitën e gjashtë të renditjes tabelare. Te Brighton në këtë ndeshje në bankë rezervë përgjatë 90 minutave ishte futbollisti zviceran me origjinë shqiptare, Andi Zeqiri.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League