Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA U21

Humbje nga Turqia, Kosova U21 përfundon e parafundit

Humbje nga Turqia, Kosova U21 përfundon e parafundit


17 November, 2020 @19:16

Me humbje është mbyllur aventura e Kosovës U21 në rrugëtim drejt EURO2021.

Kosova U21 sonte u mposht 3-0 (Dervisoglu 21’, Yalcin (P) 32’, Ozdemir 64’) nga Turqia në ndeshjen e luajtur në Samsun, për ta mbyllur kështu grupin në vendin e parafundit.

GRUPI I KOSOVËS

Turqit sonte shënuan dy herë në pjesën e parë dhe një herë në të dytën, për ta fituar takimin me rezultat bindës, ndërsa në epilogun final rol luajti edhe përjashtimi i Leonat Vitijës te Kosova, i cili u largua nga loja në minutën e 31’ pas dy kartonëve të verdhë.

Pas 10 ndeshjeve të luajtura në Grupin 3 kualifikues, Kosova ka 3 fitore e 7 humbje, duke lënë pas vetes vetëm Andorrën, kurse para Kosovës U21 në këtë grup ndodhen Turqia, Shqipëria, Austria dhe Anglia.


 
Të gjitha lajmet nga