EVERTON - LIVERPOOL
I afrohen titullit përkundër barazimit në derbi
21 June, 2020 @21:59
Liverpool ka fituar një pikë të rëndësishme në derbin ndaj Evertonit sonte në Goodison Park, përkundër që rrezikuan të humbnin në fund.
Rastet e Liverpoolit në pjesë të parë nga Roberto Firmino dhe Joel Matip nuk u shndërruan në gol, ndërsa në minutat e fundit të ndeshjes Everton humbi raste ideale për të fituar ndeshjen.
Në fund, barazimi 0-0 sheh Liverpoolin 23 pikë larg Manchester Cityt ndjekës dhe djelmoshave të Jurgen Kloppit i duhen edhe 5 pikë për të garantuar titullin e parë në histori të elitës së futbollit anglez prej se ajo quhet Premier League.