GÖTZE

REUTERS
I gatshëm për Bayernin
15 May, 2013 @19:18
Mesfushori ofanziv i Borussia Dortmundit, Mario Götze, i cili u lëndua në ndeshje ndaj Real Madridit në Ligë të Kampionëve, është shumë afër rikthimit, ka njoftuar sot trajneri i skuadrës, Jürgen Klopp.
“Gjithçka është duke shkuar sipas planit dhe me stërvitje të duhura ai do të jetë i gatshëm për ndeshje ndaj Bayernit në finalen e madhe europiane,” ka thënë Klopp apër mediat gjermane sot.
Talenti gjerman, Götze, kishte shokuar opinionin kur bëri të ditur se stinorin tjetër do të veshë fanellën e rivalit më të madh të skuadrës së tij të tashme. Që nga stinori tjetër Götze do të punojë nën urdhërat e Josep Guardiolës në Bayern.