NGRITET NUMRI I TË HUAJVE
I huaji i radhës, Haleef te Lipjani
4 October, 2019 @8:40
Ndeshja e parë e stinorit. Pa asnjë të huaj në ekip. Rezultati, humbje. Ndeshja e dytë e stinorit. Me dy të huaj në ekip. Rezultati, humbje.
Lipjani tashmë ka dërguar kërkesën për regjistrim për lojtarin e tretë të huaj që do të jetë anëtar i ekipit këtë vjeshtë.
Fjala është për basketbollistin Muhammad Saadiq Haleef nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që shpejt pritet t’i bashkohet radhëve të lipjanasve, ndërsa ekipi pret ta ketë atë në dispozicion që në ndeshjen e xhiros së tretë.
Aloja amerikane, nëse gjithçka shkon në rregull sa i përket regjistrimit, pritet të debutojë në përballjen që ekipi e luan ndaj Rahovecit. Të huajt aktual te Lipjani janë: Marquise Simuels dhe Demarcus Stuckey Jr.