Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ADIS BECIRAGIC

I kënaqur, po rindërtojmë ekipin për herë të tretë

I kënaqur, po rindërtojmë ekipin për herë të tretë


5 March, 2022 @21:54

Adis Beciragic, në deklaratën e tij të dhënë pas fitores ndaj Teutës, ka thënë se tashmë është duke e rindërtuar ekipin e Yllit për herë të tretë këtë stinor.

Krejt kjo, duke pasur parasysh ndërrimin e shpeshtë të lojtarëve të huaj në ekip, përkundër bazës së mirë vendore që ka, me tri reprezentuesit e Kosovës.

“Luajtën shumë mirë. Kundërshtar i repsektuar. Kjo është hera e tretë që po rindërtojmë ekipin. Tash duhet të rimësojmë lojën tonë. Jam i lumtur me fitoren, vecanërisht me mbrojtjen pasi i ndalëm me 59 pikë!” ka thënë fillimisht boshnjaku për të bërë të ditur se janë duke e pritur edhe një lojtar të huaj të arrijë nesër.

“Në pritje të komponimit, nesër shpresojmë që t’na vjen edhe një lojtar, që të jemi gati për pjesën finale të sezonit,” ka shtuar ai.

Ylli është duke synuar të mbrojë titullin e kampionit të Kosovës dhe atë të Ligës Unike, të cilat për herë të parë në histori i fitoi në vitin e kaluar.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike