UNAI EMERY
I kthehet LaLigas
23 July, 2020 @13:59
Ish trajneri i Arsenalit, Unai Emery, është emëruar trajner i ri i Villarrealit në LaLiga.
Emery 48-vjeçar ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me ekipin në fjalë, duke e zëvendësuar Javi Callejan, që la klubin përkundër se siguroi dalje në Europa League.
Spanjolli ka qenë i papaunë prej se u shkarkua nga Arsenali, ku punoi për 18 muaj. Më parë ai ka drejtuar Sevillën, Valencian dhe PSG-në.
Emery drejtoi Arsenalin në periudhën post - Arsene Wenger, mirëpo pas ecurisë më të keqe në 27 vitet e fundit pa fitore, ai ishte ndarë nga topçinjtë.