Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CAN SEVIM

I pakënaqur me 2 minutat e fundit, përkundër fitores

Can Sevim, pas ndeshjes/ Foto: sshot/youtube

I pakënaqur me 2 minutat e fundit, përkundër fitores


30 October, 2022 @22:44

Trajneri turk i Pejës, Can Sevim, që ka nisur karrierën në Superligë në mënyrë perfekte me tetë fitore nga tetë ndeshjet e para në deklaratën e tij pas ndeshjes është shprehur të jetë i pakënaqur me atë që ka parë në 2 minutat e fundit të ndeshjes nga lojtarët e tij.

“Fitorja ka qenë me rëndësi, natyrisht. Kemi mposhtur kundërshtarin më të afërt, ndaj të cilit tash kemi 3 fitore dallim. Fituam, por nuk jam i kënaqur. Ne nuk guxojmë të mendojmë që loja ka mbaruar 2 minuta më herët. Në ato momente luajtëm dobët. Loja është 40-minuta, nuk guxojmë të lejojmë që ata të kthehen në lojë dhe të kenë shutin e fundit për fitore! Për mua kjo është e papranueshme. Do të flasë me lojtarët,” ka thënë ndër të tjera Sevim pas ndeshjes.

“Falenderoj tifozët e jashtëzakonshëm për përkrahjen që po na japin. Ata na sjellin energji me të cilën ne po kalojmë më lehtë në ndeshje. Edhe ne po mundohemi të bëjmë më të mirën për ata,” ka shtuar ai.

Peja është me bilanc 8-0 pas 8 ndeshjeve të para të stinorit, ndërsa në xhiron që vjen pret Prizrenin, gjithashtu në Karagaç.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga