NGA KONFERENCA
I pakënaquri Challandes
3 September, 2020 @23:39
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, pas barazimit ndaj Moldavisë ka thënë se nuk është i kënaqur me rezultatin.
Kosova edhe pse ishte favorit, nuk ka arritur të nxjerrë më shumë sesa një barazim ndaj Moldavisë në përballjen e parë të Ligës C3 të Kombeve.
“Është e qartë se nuk jam i kënaqur me rezultatin. Nuk shkoi ashtu siç duhej dhe nuk ishte ideja dhe filozofia jonë e lojës. Provuam që të luajmë nga mesi i fushës sepse nuk patëm suksese nga krahët, e krosimet nuk ishin mjaftueshëm të mira. Për mua nuk ka panik jemi vetëm në fillim të garave, do të bëjmë analizë për lojën pavarësisht rezultatit”, ka thënë fillimisht selektori zviceran i Kosovës, Bernard Challandes.
Më tutje ai ka shtuar se asgjë nuk ka qenë e lehtë në këtë ndeshje ku kishte ndryshime.
“Kemi të drejtën vetëm e tre ndryshimeve, prandaj nuk është e lehtë të bëjmë ndryshime herët. Kemi lojtarë që kanë pak kohë të përgatitjeve dhe nuk mund ta dimë se si do të reagojnë,” shtoi më tej Challandes.
Kurse sa i përket lëndimit të Milot Rashicës, ai ka thënë se duhet të pritet kontrolla për të saktësuar nivelin e lëndimit të tij, edhe pse gjendja nuk dukej shumë e rëndë.
Pas tre ditësh, Kosova pret Greqinë në përballjen e radhës të grupit, në Prishtinë.