Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GANI SEJDIU

I shpëtoi nga rënia dhe largohet

Foto: KFBallkani/fb

I shpëtoi nga rënia dhe largohet


2 June, 2019 @19:34

Skuadra e Ballkanit të Suharekës para pak çasteve ka bërë të ditur se trajneri i ekipit Gani Sejdiu është larguar nga skuadra.

“Pas një takimi miqësor që e kishim me trajnerin Gani Sejdiu për të shikuar mundësinë për vazhdim të bashkëpunimit për edicionin e ardhshëm të Superligës, ju njoftojmë se marrëveshja nuk është arritur,” ka shkruar klubi suharekas para pak çasteve në njoftimin e saj.

Sejdiu kishte zëvendësuar Sami Sermaxhajn te Ballkani disa xhiro para fundit të stinorit dhe me pikët e fituara në ato xhiro, Ballkani mbijetoi Superligën pastër, pa pasur nevojë të luajë ndeshje barazhi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga