Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MILAN 2-0 BOLOGNA

Ibra i jep fillim të mbarë Milanit

Foto: ACMilan/fb

Ibra i jep fillim të mbarë Milanit


21 September, 2020 @23:01

Dy gola nga Zlatan Ibrahimovic kanë qenë vendimtare, derisa Milan nisi mbarë stinorin e ri në Serie A duke shënuar fitore 2-0 ndaj Bolognës në përballjen hapëse të tyre për edicionin e ri të elitës italiane të futbollit.

Një gol me kokë dhe një penallti nga Ibra derisa në tribuna ishin 1 mijë tifozë, për herë të parë pas mbylljes së Italisë për shkak të pandemisë.

Milan ftoi 1 mijë punëtorë shëndetësorë në ndeshje, për t’i falenderuar për punën që bënë gjatë pandemisë.

Bologna në anën tjetër mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pasi që holandezi Mitchel Dijks mori dy kartonë të verdhë, të dytin në minutën e 88 të ndeshjes.



i:

Milan: G Donnarumma, Calabria, Gabbia, Kjaer (Duarte 71), Theo Hernandez; Bennacer (Krunic 86), Kessie (Tonali 77); Castillejo (Saelemaekers 46), Calhanoglu (Brahim Diaz 71), Rebic; Ibrahimovic
Bologna: Skorupski; De Silvestri, Tomiyasu, Danilo, Dijks; Schouten, Dominguez (Sansone 57); Orsolini (Skov Olsen 57), Soriano (Svanberg 80), Barrow (Vignato 83); Palacio (Santander 80)

 
Të gjitha lajmet nga