Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NAPOLI 1-3 MILAN

Ibra rikthen Milanin në krye

Ibra rikthen Milanin në krye


22 November, 2020 @22:53

Veterani Zlatan Ibrahimovic edhe njëherë është treguar i jashtëzakonshëm dhe me dy golat e tij ka afruar Milanin te fitorja e radhës në Serie A, kurse në fund doli nga ndeshja me një lëndim.

Milan ka mposhtur Napolin e Gennaro Gattusos 1-3 [Mertens 63 - Ibrahimovic 20, 54, Hauge 90+5], për t’iu kthyer kreut të tabelës, që deri tash e mbante Sassuolo.

Në anën tjetër, te Napoli dyshja shqiptare me COVID-19 Elseid Hysaj e Amir Rrahmani, nuk ishin në ekip, kurse e kuqja e Tiemoue Bakayokos në minutën e 65 la ekipin në momentet më të mira me 10 lojtarë dhe kthimi u bë i pamundur.

Ibra me golat e sonte kalon në krye të golashënuesve të Serie A-së, pasi që tashmë ka 10 gola të shënuara, duke e lënë pas Cristiano Ronaldon që ka 8 sosh.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A