Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MILAN 2-2 VERONA

Ibra s’shënon penallti, qëllon shtyllë dhe siguron pikën e Milanit

Foto: B/R

Ibra s’shënon penallti, qëllon shtyllë dhe siguron pikën e Milanit


8 November, 2020 @22:54

Zlatan Ibrahimovic ka bërë gjithçka në përballjen e sontme të Milanit ndaj Veronës, ku mysafirët kishin avantazh 0-2 në fillim të ndeshjes.

Verona në anën tjetër ka qenë para historisë, pasi që asnjëherë nuk ka arritur të mposht Milanin në Serie A si mysafir duke pasur 12 barazime e 16 humbje.

E krejt në fund, 2-2 [Magnani 27ag, Ibrahimovic 90 - Barak 6, Zaccagni 19].

Zlatan Ibrahimovic befasisht nuk arriti të shënojë penalltinë në minutën e 66 të ndeshjes, ndërsa qëlloi shtyllën më tej, shënoi një gol që u anulua nga VAR për lojë me dorë, e krejt në fund barazoi në 2-2 për t’ia siguruar pikën dhe lidershipin skuadrës së tij.

TABELA AKTUALE

Verona bënte mbrojtje heroike deri në fund të duelit, për të mos pësuar, por ekipi i Ivan Juricit mund të jetë i kënaqur edhe me barazim në fund.

Rossonerët e drejtuar nga Stefano Pioli mbesin liderë edhe pas 7 xhirosh me 17 pikë, dy më shumë se ndjekësi i parë Sassuolo! Verona e teta në renditje me 12 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A