Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REPREZENTUESI I KOSOVËS

Ibrahim Dresevic asiston në fitoren e ekipit

Foto: Heerenveen/fb

Ibrahim Dresevic asiston në fitoren e ekipit


27 January, 2021 @23:14

Qendërmbrojtësi i reprezentacionit të Kosovës, Ibrahim Dresevic, ka qenë sot ndër protagonistët kryesorë të duelit ku ekipi i tij Heerenveen ka arritur fitore të madhe ndaj Feyenoordit.

Heerenveen mposhti Feyenoordin 3-0 në shtëpi, ndërsa Dresevic që nisi ndeshjen si startues dhe luajti 90 minuta në këtë përballje ka asistuar në golin e dytë të skuadrës që me tre pikët e reja të fituara është ngritur në mes të tabelës.

Pas 19 xhirove të zhvilluara Heerenveen është në pozitën e nëntë me 25 pikë nga 19 ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga International