Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

XHUDO

IJF lëvdon ekipin kosovar dhe trajnerin Kuka

IJF lëvdon ekipin kosovar dhe trajnerin Kuka


15 January, 2021 @15:13

Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) ka lëvduar ekipin kosovar të xhudos pas paraqitjes fenomenale të xhudistëve të drejtuar nga Driton Kuka World Masters të Dohas në Katar.

Katër nga 5 xhudistët e Kosovës të paraqitur në garë morrën medalje, ndërsa Distria Krasniqi ishte e artë, e Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Loriana Kuka të bronztën, derisa Akil Gjakova arriti te tetëshja më e mirë.

Katër medalje nga pesë garues është bilanc që nuk ka kaluar pa marrë vëmendje. Masters është garë që mbledh vetëm xhudistët më të mirë nëpër kategori.

“Krahasuar me numrin e atyre që e praktikojnë xhudon në këtë shtet, pa dyshim skuadra me vlerën më të mirë për paratë në xhudo. Puna e bërë nga kryetrajneri Driton Kuka është model i llojit të veçantë,” ka shkruar IJF-ja.


 
Të gjitha lajmet nga Të tjera