Të gjitha lajmet

EKSKLUZIVE

Ilir Syla, përfundimisht i Vëllaznimit

Foto: Ilir Syla (Facebook)

Ilir Syla, përfundimisht i Vëllaznimit

10 June, 2018 @16:54

Edhe pse ditë më parë u prezantua zyrtarisht te skuadra e Llapit, transferimi i Ilir Sylës te Llapi nuk do të ndodhë.

Mbrojtësi i Vëllaznimit në një bisedë me Borozani.com e ka konfirmuar personalisht që ai do të mbetet edhe më tutje te Vëllaznimi dhe nuk do të largohet nga skuadra gjakovare.

“Miqtë e mi, dua të ju informoj që për arsye personale, transferimi im te KF Llapi nuk do të ndodhë.

I kërkoj falje të sinqertë klubit të Llapit dhe e falënderoj për interesimin që e kanë shfaqur për mua si dhe korrektësinë e treguar nga ana e tyre.” - u shpreh Ilir Syla.

Siç dihet, Vëllaznimi sezonin tjetër do të jetë pjesë e Ligës së Parë së Kosovës, ndërsa qëndrimi i Ilir Sylës shihet si një lajm mjaft i mirë për skuadrën në fjalë.



RROGAT / PAGAT E SELEKTORËVE NË BOTËROR

Prej 173 mijë deri në 4 milionë

Foto: DFB/fb

10 June, 2018 @16:04

Katër përfaqësueset që po llogariten si favorite për të triumfuar në Kampionatin Botëror Rusia 2018, i kanë edhe katër selektorët…

SPEKULIME

Shaqiri: S’mund të them asgjë

10 June, 2018 @14:46

Pasi skuadra e tij, Stoke City, ra nga elita e futbollit anglez, Xherdan Shaqiri pritet të transferohet diku tjetër. Javëve…

LETRA E UEFA-së

Čeferin: Vokrri çelës i pranimit të Kosovës në UEFA

Fadil Vokrri duke parakaluar para ndeshjes së parë miqësore të Kosovës, para pranimit në UEFA e FIFA/ BOROZANI/ E. D.

9 June, 2018 @19:50

Pak më parë edhe faqja zyrtare e UEFA-së ka plasuar lajmin për vdekjen e kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri. …

NDERIMET

FFK njofton për ceremoninë e varrimit të Vokrrit

9 June, 2018 @15:20

Ditën e nesërme, më 10 qershor, do të bëhet ceremonia e varrimit të Fadil Vokrrit, në Prishtinë. Ceremonia e…

IN MEMORIAM

Biografia e shkurtër e Fadil Vokrrit

9 June, 2018 @12:47

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, ndërroi jetë sot në Prishtinë, në moshën 57 vjeçare. …

DITË ZIE

Ndërroi jetë, Fadil Vokrri

BOROZANI/ E. D.

9 June, 2018 @11:35

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe legjenda e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka ndërruar jetë sot.…

PA 2 TË HUAJ

Gjilani ndahet me dy të huaj

13 December, 2018 @12:49

Skuadra e Gjilanit, që drejtohet nga Sadat Pajaziti, me të përfunduar stinori vjeshtor i kampionatit ka bërë të ditur që…

HIDHET SHORTI

Kuptohen çiftet çerekfinale të Kupës

TOPSPORTI/ Arkiv

11 December, 2018 @13:04

Pas shortit të tërhequr sot në zyret e FFK-së, janë bërë të ditura çiftet që do të përballen në çerekfinale…

TREPÇA 89 - FLAMURTARI

Vazhdimet përcaktojnë çerekfinalistin

9 December, 2018 @16:00

Janë dashur 120 minuta lojë në Mitrovicë, ashtu që Trepça’89 të sigurojë çerekfinalen në përballje ndaj Flamurtarit luftarak. Mitrovicasit,…

DUKAGJINI - FERONIKELI

Shpërthen në pjesë të dytë, për tu kualifikuar

Fotot: KFFeronikeli/fb

9 December, 2018 @15:52

Skuadra e Feronikelit ka hasur në rezistencë në Klinë nga Dukagjini sot. Por, kjo ka zgjatur vetëm në 45 minutat…

BALLKANI - GJILANI

Ballkani arrin çerekfinalen

Foto: KFBallkani/fb

9 December, 2018 @15:36

Skuadra e Ballkanit të Suharekës me një paraqitje dominuese ka arritur ta shkruajë emrin në tetëshen më të mirë të…

Të gjitha lajmet nga FFK Superliga