Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA NDESHJES

Illmen Bajra: Me seriozitet drejt trofeut

Pamje nga sezoni i kaluar/ TOPSPORTI/ Arian Pacharizi

Illmen Bajra: Me seriozitet drejt trofeut


25 October, 2020 @11:55

Trajneri i Bashkimit, Illmen Bajra, që ka arritur të sigurojë biletën për finale të Superkupës së Kosovës pasi që eliminoi Pejën dhe Ponte Prizrenin në këtë rrugëtim, ka thënë se finales do t’i qasen me seriozitet maksimal.

Në një deklaratë dhënë faqes zyrtare të FBK-së para ndeshjes finale, që zhvillohet sonte në Karagaç të Pejës me fillim prej orës 17:00, Bajra është shprehur se ekipi i tij nuk do ta ketë lehtë në finale, duke ditur përvojën që ka Prishtina në ekip.

“Jemi përgatitur mjaftueshëm për dy ndeshjet e para në garën e Superkupës, ku basketbollistët kanë qenë të motivuar për të dëshmuar veten dhe potencialin, në këto dy ndeshje, andaj edhe rezultati nuk ka munguar. Finales do t’i qasemi me seriozitetin më të madh. Asnjë skuadër në këtë Superkupë nuk ka qenë favorite, andaj besoj se, edhe finalja do të jetë kështu. Prishtina ka përvojën e finalave, prandaj do të japim maksimumin për këtë ndeshje edhe pse nuk do të jetë lehtë”, theksoi Bajra për faqen zyrtare të FBK-së.

Përballja finale e Superkupës së Kosovës zhvillohet sot me fillim prej orës 17:00, ndërsa Sigal Prishtina e Bashkimi eliminuan nga dy kundërshtarë për të arritur në maje, që do t’ia sjellë trofeun njërës skuadër.


 
Të gjitha lajmet nga