Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHAMP'S CUP

Inter lë Juven të fundit

REUTERS

Inter lë Juven të fundit


7 August, 2013 @8:36

Dështimi i Juventusit në turneun International Champions Cup të SHBA-ve ka qenë i plotë. Kampioni i Italisë nuk ka arritur që t’i ikë as vendit të fundit në tabelë në luftë ndaj Interit, pasi që pësoi sot heret në mëngjes me penallti. 

Kanë qenë neroazzurrët që kaluan në epërsi me golin e Ricky Alvarezit në minutën e 29-të të takimit, ndërsa pak para se të mbyllej pjesa e parë, Arturo Vidal ka barazuar nga penalltia për bianconerët. 

Ky ka qenë edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes, ndërsa hero i takimit gjatë ekzekutimit të penalltive u tregua portieri argjentinas Juan Pablo Carrizo i cili ka mbrojtur penalltinë e Maurizio Islas dhe ka shënuar vetë për të lënë Juventusin në vend të fundit. Me këtë humbje, Juventus ka përfunduar turneun pa asnjë fitore të vetme! 


Video

Juventus-Inter 0-1

Goli i Ricky Alvarezit


Juventus-Inter 1-1

Goli i Arturo Vidalit


Juventus-Inter 1-1 (8-9)

Penalltitë një-nga-një




JUVENTUS-INTER, Formacionet

Juventus: Buffon (Storari 59); Caceres, Bonucci (Ogbonna 77), Chiellini; Lichtsteiner (Isla 59), Pirlo, Vidal, Marchisio, Asamoah (De Ceglie 59); Tevez (Llorente 70), Vucinic (Giovinco 70)
Inter: Handanovic (Carrizo 46); Campagnaro, Ranocchia, Juan (Andreolli 79); Nagatomo (Jonathan 79), Kuzmanovic (Belfodil 70), Cambiasso (Olsen 59), Guarin, Pereira; Alvarez, Palacio (Icardi 79)

 
Të gjitha lajmet nga