Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RISI TE VRESHTARËT!

Isaiah Manderson, qendër e re te Rahoveci

Isaiah Manderson, qendër e re te Rahoveci


26 September, 2022 @11:45

Para ndeshjes së radhës, Rahoveci do të jetë edhe më i përforcuar. Sipas informatës së sotme të botuar te ekipi i vreshtarëve, Isaiah Manderson, është ardhje e re në ekipin që drejtohet nga Muhamed Thaçi.

Manderson është i gjatë 208-centimetra dhe luan në pozitën 5 si qendër. Ai ka qenë pjesë e ekipit qipriot APOP Parphou, ndërsa aty ka pasur mesatare prej 18.7 pikëve dhe 9.2 kërcimeve për ndeshje.

Isaiah Manderson

“Isaiah Manderson – është amerikani i radhës që i bashkohet skuadrës sonë. Isaiah Manderson është i gjatë 208 cm dhe luan në pozitën 5. Qendra Amerikane vjen te skuadra jonë pas një eksperience të gjatë në basketbollin evropianë dhe atij latino-amerikan. Në të kaluarën Manderson është paraqitur në ligat elitare të Qipros, Maqedonisë Veriore, Islandës, Sllovenisë, Porto Rikos, Zvicrës, Uruguait dhe po ashtu në kolegjet universitare të SHBA-ve. Isaiah Manderson së fundmi është paraqitur te skuadra Qipriote Apop Parphou ku luajti me mesatare prej 18.7 pikë për ndeshje dhe 9.2 kërcime për ndeshje. Welcome Isaiah Manderson,” ka bërë të ditur KB Rahoveci në njoftimin e lëshuar sot.

Isaiah Manderson

Sipas informatave në faqet ndërkombëtare të transfereve të basketbollit, Manderson përgjatë sezonit 2021/22 ka luajtur për disa ekipe, duke qenë pjesë e ekipit të Maqedonisë Veriore Angeli (8 ndeshje), pastaj APOP në Qipro (6 ndeshje), për të vazhduar në Islandë për KR-në (5 ndeshje) dhe për të mbaruar në maj vitin te Mayaguez në Porto Riko (3 ndeshje).

Nëse KB Rahoveci dhe Manderson 28-vjeç kompletojnë dokumentacionin për regjistrim të lojtarit të huaj në FBK me kohë, atëherë qendra në fjalë do të mund të debutojë që në përballjen e ardhshme të Superligës që vreshtarët e luajnë ndaj Bashkimit në Prizren. Rahoveci në tri ndeshjet e para të stinorit ka shënuar një fitore të vetme, duke e mposhtur kampionin aktual, Yllin.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga