INTERNATIONAL
Ish-super ylli i Pejës bëhet ndihmës trajner
21 September, 2020 @9:42
Njëri ndër lojtarët kualitativ që ka ardhur në Superligën e Kosovës me bagazh të Euroleagues, Frederick House, karrierën e tij do ta vazhdojë si ndihmës trajner.
Amerikani 42 vjeç, do të jetë ndihmës trajner te Univestiteti Texas Patriots.
House ishte pjesë e Pejës gjatë stinorit 2013/14.
Frederick House gjithashtu gjatë karrierës së tij ka punuar si trajner te skuadra Texas Legend për zhvillimin e lojtarëve në NBA D-League së bashku me legjendën e NBA-së, Nick Van Exel.