KRUNO
Ish trajneri i Bashkimit në Siroki
7 August, 2019 @11:45
Tekniku kroat, që drejtoi për gjysëm stinori Bashkimin në stinorin e kaluar të Superligës, Krunoslav Krajnovic, është trajner i ri i ekipit Siroki Brijeg.
Klubi në fjalë ka bërë të ditur se marrëveshja e arritur me trajnerin 44 vjeç është një vjeçare.
Krajnovic përveç Bashkimit, ka punuar edhe në ligën sllovake dhe më parë atë kroate, ndërsa tash merr drejtimin e ekipit të kroatëve që garojnë në Bosnje dhe marrin pjesë edhe në ABA ligë.