GJAKOVË
Ish-trajneri i Pejës, te Vëllaznimi
3 February, 2021 @16:07
Ish-trajneri i Pejës, Branimir Pavic, do të jetë trajner i ri i Vëllaznimit.
Kroati që kishte drejtuar Pejën përgjatë vitit 2016 i kthehet basketbollit kosovar, kësaj radhe në Gjakovë, për të zëvendësuar trajnerin maqedonas Ljupcho Malinkov.
Malinkov u shkarkua nga Vëllaznimi pas një serie prej tetë ndeshjesh pa fitore në Superligë.
Vëllaznimi këto ditë do të jetë pjesë e “Final 8” të Kupës së Kosovës dhe do të luaj nesër ndaj Ponte Prizrenit në formë, derisa nuk është bërë e ditur nëse do të debutojë në këtë ndeshje.
Vëllaznimi ditë më parë ka bërë të ditur se ekipi do të drejtohet nga Shkumbin Kumnova derisa të arrijë trajneri i ri në skuadër.