Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VEDRAN BOSNIC

Ish-ylli i Bashkimit e Pejës, në krye të Bosnjës

Ish-ylli i Bashkimit e Pejës, në krye të Bosnjës


12 November, 2018 @16:47

Njëri ndër lojtarët që ka lënë gjurmë në basketbollin kosovar, Vedran Bosnic, është emëruar si trajner i përfaqësueses së Bosnjës.

42 vjeçari Bosnic, pas sukseseve me skuadrën suedeze Sodertajle Kings, ku u shpall kampion 4 herë, mori ofertë nga përfaqësuesja e Bosnjës.

a

Bosnic transferimin e tij e bëri të ditur nga llogaria e tij personale në Twitter, duke thënë: “Bosnja e Hercegovina është gjaku im. Nder i madh, krenari dhë detyrë”.

Ndeshja e parë e Vedran Bosnicit do të jetë kundër Bullgarisë më 30 nëntor në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2019.

Vedran Bosnici, gjatë karrierës së tij ka luajtur në Kosovë te Bashkimi dhe Peja, derisa ka qenë edhe në krye të përfaqësueses së Suedisë si trajner.


 
Të gjitha lajmet nga Kina 2019