Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISTOGU - PRISHTINA E RE

Ismaili brenda 1 minute ia rrëmben fitoren e Istogut

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Ismaili brenda 1 minute ia rrëmben fitoren e Istogut


30 November, 2019 @0:14

Performanca fenomenale e Meriton Ismailit, bëri që Prishtina e Re të kthehet në shtëpi me fitore.

Me 4 pikë të shënuara brenda 1 minute me Meriton Ismailin, Prishtina e Re e mposhti Istogun me rezultat të ngushtë 96-97.

Ismaili ishte i disponuar për ndeshje. Ai luajti me 30 pikë, 11 kërcime, 6 asistime e 4 topa të rrëmbyer, derisa ndihmë mori edhe nga Arbër Sinani me 28 pikë dhe nga Drin Krasniqi me 12 pikë të tjera.

Te Istogu Diamant Shabani luajti me 32 pikë, 16 kërcime e 5 asistime dhe Mirlind Zeka me 30 pikë të tjera, por nuk mjaftuan për fitore.

TABELA AKTUALE

Që të dyja skuadra i kanë nga 3 fitore e 3 humbje.

Në xhiron tjetër Prishtina e Re takohet me Kerasan Prishtinën, kurse Istogu me Dritën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë