Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA E RE - ISTOGU

Istogu me dominim total triumfon ndaj Prishtinës së Re

FOTO / KB Istogu

Istogu me dominim total triumfon ndaj Prishtinës së Re


11 December, 2020 @19:12

Skuadra e Istogut me dominim total mposhti Prishtinën e Re me rezultat 58-78.

Istogu në asnjë moment nuk ishte në disavantazh dhe me lehtësi e regjistroi fitoren e radhës.

Dardan Maxharraj dhe Mirlind Zekaj me nga 18 pikë ishin koshashënuesit më të mirë te Istogu, derisa u ndihmuan edhe nga Diamant Shabani me 15 pikë dhe Shendrit Llapi me 13 pikë të tjera.

Te Prishtina e Re u veçuan Luftim Cikaqi me 19 pikë dhe Arti Islamaj me 13 pikë.

TABELA AKTUALE

Istogu me 7 fitore e 2 humbje e përfundoi në pozitën e tretë ciklin e parë në Ligën e Parë, kurse Prishtina e Re gjendet në zonën e rrezikshme me 1 fitore e 8 humbje.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë