Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MATCH REPORT: ISTOGU - FERONIKELI

Istogu mposht Niklin për të khtyer pozitën e tretë

Pamje nga ndeshja/ Foto: KBIstogu

Istogu mposht Niklin për të khtyer pozitën e tretë


9 December, 2020 @20:24

Dueli i shtyer i xhiros së parë të stinorit në Ligë të Parë ndërmjet Istogut dhe Feronikelit është zhvilluar sot.

Skuadra e drejtuar nga Fikret Shatri, Istogu, ka shënuar fitore të lehtë në përballje ndaj Feronikelit 86-65, për t’u ngritur në pozitë të tretë të renditjes tabelare duke pasur parasysh koshdallimin më të mirë sesa kundërshtari me pikë të njëjta.

Ylli i Istogut, Diamant Shabani, ka qenë pakrahasueshëm më i miri në ndeshje për ekipin e tij. Ai ka shënuar 27 pikë, 10 kërcime e 3 asistime në fitoren e skuadrës së tij.

TABELA AKTUALE

Por, edhe Mirlind Zekaj kohëve të fundit po i ndihmon jashtëzakonisht ekipit. Zekaj në vetëm 20 minuta lojë ka shënuar 21 pikë, 5 kërcime e 2 asistime për të siguruar fitoren e gjashtë të stinorit dhe tashmë troftat kanë bilans 6-2.

Në anën tjetër te ish-ekipi i Superligës, Feronikeli, i drejtuar nga trajneri i njohur dhe me përvojë, Blerim Krasniqi, koshashënuesi më i mirë i ekipit ka qenë Valdet Shala me 23 pikë të shënuara dhe 15 kërcime të regjistruara.

Edhe Engjull Sollova shënoi 21 pikë, 9 asistime e 7 kërcime për niklin, por basketbollistët tjerë nuk arritën të kapnin numrin e nevojshëm të pikëve për të bërë befasi në duelin e zhvilluar.

Pas kësaj ndeshjeje Istogu kërcen në vend të tretë të renditjes tabelare, ndërsa Feronikeli që ka bilans 2-6 është shumë afër zonës së rrezikshme.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë