NISEN PROCEDURAT
Istogu zhvishet nga OJQ, drejt SHA-së
26 July, 2019 @16:15
Skuadra e Istogut para pak çastesh ka bërë të ditur edhe zyrtarisht se përfoljet e shumta në qytezë janë tashmë reale. Ekipi bardhekaltër që garon në Ligë të Parë të Kosovës ka nisur procedurat për “zhveshje” nga OJQ-ja dhe për shndërrimin e saj në Shoqëri Aksionare (SHA).
Përmes njoftimit, KF Istogu ka bërë të ditur se brenda 10 ditëve pritet që kjo të bëhet zyrtare edhe nga Komuna e kësaj qyteze, ndërsa dy kompani të mëdha kanë bërë gati dokumentacionin për blerje aksionesh.
Shpejt, pritet të zyrtarizohet edhe çmimi i aksioneve te ekipi i troftave, ndërsa Komuna do të ketë përqindjen e vetë gjithashtu, ka përfunduar njoftimi i klubit. Përndryshe, ditë më parë Istogu zyrtarizoi si trajner të ekipit pejanin Valdet Shoshi.