Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHTOHET PËRVOJA NË EKIP

Ivan Koljevic përforcim i radhës te Trepça

Ivan Koljevic përforcim i radhës te Trepça


19 January, 2021 @16:56

Skuadra e Trepçës që po kërkon këndellje të shpejtë dhe të dalë nga fundi i tabelës në Superligë, tashmë ka zyrtarizuar edhe përforcimin e radhës në ekip.

Malazezi Ivan Koljevic është përforcim i ri i skuadrës mitrovicase që ka pasur janar të ngjeshur sa i përket përforcimeve në ekip.

Koljevic 36-vjeçar i lindur në Cetinje të Malit të Zi që luan në pozitën e playmakerit pritet të debutojë qysh në ndeshjen e radhës për ekipin mitrovicas, derisa me 187 centimetrat e tij dhe përvojën që ka nga ligat e ndryshme, pritet që të shtojë cilësinë në skuadër si dhe fuqinë e Trepçës.

Ai përgjatë karrierës së tij ka luajtur në ekipe të njohura si Olympiacos, Bilbao, Lietuvos Rytas, por këto, dhjetë vite më parë, ndërsa tash vjen nga Zeta e Malit të Zi.

Në statistikat e këtij stinori të lojtarit, ai ka regjistruar 23.9 pikë për ndeshje, 6.4 kërcime dhe 8.6 asistime për ndeshje në elitën e basketbollit malazez.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga