FERNANDO LLORENTE

Juventus Official
Jam ai i vjetri
26 December, 2013 @13:45
Fernando Llorente, sulmuesi i Juventusit dhe kombëtares spanjolle, ka thënë për mediat e vendit të tij se e ndjen kthimin e formës së vjetër tek ai.
“Ndjehem ai që kam qenë gjithmonë. Në fillim të stinorit nuk e njihja veten,” ka thënë Llorente duke pranuar formën e tij të dobët në start të stinorit.
“Po ndihem me të vërtetë mirë me ekipin, si fizikisht ashtu edhe në punë taktike. Jam i lumtur që kam kthyer formën time të vjetër dhe tashmë kalimi në Juventus po vërtetohet si potez i qëlluar i imi,” ka shtuar ndër të tjera 28 vjeçari 195 centimetra i gjatë për të përditshmen spanjolle AS.
Përkundër se është eliminuar nga Liga e Kampionëve, Juventus vazhdon aventurën europiane në Europa League, ku konsiderohet si favorit për ta fituar këtë trofe, derisa lidershipi në Serie A po vazhdon dhe është në rrugë të mirë të mbrojtjes së titullit.